Miqtë kujtojnë Zhegën

13/06/2012 00:00

Bashkëmoshatarë dhe nxënës të ish-legjendës së futbollit shqiptar, Medin Zhega i cili u  nda nga jeta në moshën 66-vjecare, kujtojnë momente gjatë kohës që Zhega ishte futbollist dhe më pas trajner.

“Në kohën kur kombëtarja ka patur disa suksese në atë periudhë nga ‘84-86, kualifikimet për Meksikë, ne barazuam 2-2 në Poloni, profesori Dini pas ndeshjes pati një goditje zemre, u qetësua vinte dhe kujdesej për ne”, kujton Josa.

Ndërkohë Mehdi Bushati thekson se pas shkollimit në Austri Zhega solli një tjetër mënyrë të të luajturit futboll në Shqipëri.

“Në kohën që Zhega erdhi tek Dinamo, unë e lashë futbollin dhe u zëvendësova vetëm nga Zhega si talent i rrallë në futbollin shqiptar të asaj periudhe. Zhega duke bërë studimet pasuniversitare për trajner në Austri, pruri një futboll të ri në ekipet kombëtare, për herë të parë zëmë vendin e tretë në grupe në eliminatorët e botërorit të ‘86”, thotë ish-futbollisti Bushati.

Medin Zhega ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Ai vuante nga një hemoragjie cerebrale që i kishte shkaktuar dhe paralizë të përgjithshme.

Medin Zhega ka qenë lojtar i skuadrës së Vllaznisë dhe Dinamos me të cilat u shpall 4 herë Kampion i Shqipërisë. Për kontributin e dhënë në sportin tonë Zhega u nderua me titullin  “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Top Channel