Kërkesat për azil në BE

13/06/2012 00:00

Shqipëria vazhdon të konsiderohet një vend i sigurtë përsa i përket kërkesave për azil. Por së fundmi është vërejtur një rritje e numrit të aizlkërkuesve nga Shqipëria.

Sekretarja e Shetit për emigracionin në Belgjikë, pasi vizitoi të martën Tiranën, sot ishte në Shkodër nga ku vjen edhe nurmi më i madh i azilkërkuesve të cilët paraqiten me dokumente të rreme, si të përfshirë në konfliktin e gjakmarrjes.

Deklarata e zyrtares belge Maggie De Block:

“Në Belgjikë kemi patur probleme me azilkërkuesit shqiptarë, veçanërisht nga Shkodra, nga vijnë 90 për qind e rasteve. Falenderoj autoritetet shqiptare për bashkëpunimin e ngushtë për të na ndihmuar dhe për të gjithë punën që ata kanë bërë muajt e fundit.

Në fakt, në Belgjikë aktualisht përballemi me problemin e azilit dhe për këtë arsye kemi marrë masa shtesë muajt e fundit, ku ndër më të rëndësishmet është vendosja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta. Kjo do të thotë që kërkesa për azil trajtohet në një kohë prej 15 ditësh.

Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj se ata kanë të drejtë të lëvizin në zonën Schengen. Por është e rëndësishme që të mos ketë abuzime në këtë rast. Bashkimi Europian do të vendosë aplikimin e mekanizmit të pezullimit të rregjimit të qarkullimit të lirë dhe kjo do të ndodhë nëse do kemi kërkesa të shumta për azil.

Është shumë e rëndësishme që të ndihmojmë dy vendet, është në interesin tonë dhe tuajin për të luftuar kundër abuzimeve për të evituar dokumenat falso dhe për të mos lëshuar vërtetime përsa i përket gjakmarrjes.

Në fillim të nëntorit patëm shumë kërkesa për azil, por drejtori i përgjithshëm i Emigracionit ka qenë në Shqipëri dhe ju keni marrë masat e duhura dhe nga takimi i muajit nëntor ka patur një rezultat të dukshëm ndryshe.

Nga nëntori kemi patur 342 kërkesa, shifër kjo që është ulur dhe aktualisht kemi 45 kërkesa për azil në muaj dhe që mendojmë se është një numër i lartë. Heqja e vizave mund të ndodhë sepse në një vend demokratik, ku gjithçka funksionon, njerëzit nuk duhet të vijnë në Belgjikë por duhet të qëndrojnë këtu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB