Dhuna, UEFA ndëshkon Rusinë

13/06/2012 00:00

UEFA ka gjobitur me 120 mijë euro dhe -6 pikë në eliminatoret për EURO2016 Rusinë për shkak të trazirave që shkaktuan në tifozët huliganë në ndeshjen kundër Republikës Çeke të fituar nga Rusia me rezultatin 4-1.

Dhuna shpërtheu kur dhjetra tifozë rusë iu vërsulën punonjësve të sigurisë në stadiumin e qytetit Vroclav të Polonisë. Për pasojë 3 prej punonjësve të sigurisë u lënduan nga përleshjet dhe u detyruan të marrin kurim në spital.

Rusia, që do të presë Kupën e Botës 2018, mund të përballet edhe me sanksione të tjera pasi tifozët e saj u përfshinë në akte dhune para ndeshjes me Poloninë, që doli në barazim 1-1.

Një grup prej mijëra tifozësh rusë, për të shënuar ditën e tyre kombëtare, shkaktuan akte dhune dhe u përleshën me rivalët polakë.

Policia thotë se ka arrestuar të paktën 120 persona, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu, rusët “ndezën gjakrat” pasi përdorën edhe disa parulla provokuese.

Pikërisht për marshimin e rusëve për ditën e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, UEFA dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë fajësuan ditën e mërkurë qeverinë polake për lejimin e këtij parakalimi. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA