
Sot starton raundi i dytë i ndeshjeve në grupe të Euro 2012. Në Grupin
A, Polonia do të luajë me Rusinë dhe trajneri i skuadrës organizatore të
evenimentit, Francizek Smuda deklaroi se skuadra e tij do të përpiqet
shumë për të marrë një rezultat pozitiv ndaj skuadrës ruse.
‘Nuk dëshiroj të flas për taktika-tha Smuda-ajo që mund të garantoj është se do të luajmë fort gjatë gjithë 90 minutave në sfidën me Rusët. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje me ritëm të lartë loje’
Ndërkohë, trajneri i Rusisë, Dik Advokat nuk ngurroi të vlerësiojë skuadrën polake duke e cilësuar si një rival të vështirë.
‘Polonia është një skuadër shumë e fortë-tha Advokat-do të jetë e motivuar ndaj nesh aq më tepër që do të luajë përballë tifozëve të saj. por ne mund t’ia vështirësojmë gjërat ashtu sikurse bëmë edhe me cekinë. Mendoj se do të jetë një përballje interesante’
Sfida mes Polonisë dhe Rusisë do të zhvillohet në orën 20:45 në Varshavë.
Top Channel