Piloti polak Gregori Stefan i aksidentuar në etapën e dytë të Rally Albania është jashtë rrezikut për jetën.
Mjeku i spitalit amerikan Neritan Boriçi thekson se shumë shpejt piloti do t’i bashkohet skuadrës, por këtë herë jo për të garuar: “U diagnostikua me frakturë të kërcirit dhe gjendja është e mirë. Rekuperimi do të jetë i shpejtë, por nuk do të garojë.”
Në etapën e dytë të këtij aktiviteti, Razëm-Voskopojë në kategorinë e makinave u dalluan pilotët shqiptarë, ku vendin e parë e zuri Renti Sina, të dytin piloti i Mitsubishit, Dorian Nurkaj, ndërsa në vendin e tretë u pozicionuan 2 pilotët kosovarë Drin Shkreta dhe Sokol Feka.
Në kategorinë e motorëve, triumfoi spanjolli Viktor Gavin, ndërsa në atë me motorët Kuad, fitorja i takoi sërish sllovenit Marko Jager që la pas tij në vendin e dytë dhe të tretë, pilotët çekë Martin Pleshati dhe Miroslav Neprash.
Top Channel