Greqia përballë Çekisë

12/06/2012 00:00

Çekia dhe Greqia do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në ndeshjen e Grupit A
me synimin për të rritur shanset për kualifikim në cerekfinale të Euro
2012. Skuadra çeke vjen në këtë ndeshje pas humbjes së thellë 4-1 në
ndeshjen e parë me Rusinë dhe trajneri Bilek do të kërkojë që të kthejë
situatën në favor të skuadrës së tij.

Në një konferencë për shtyp, trajneri cek deklaroi se përballë Greqisë, futbollistëve të tij do t’u duhet të kenë durim.

‘Greqia ka një mbrojtje të vështirë për ta kaluar-tha Bilek-duhet të kemi durim në sfidën ndaj kësaj skuadre, duhet të mbajmë sa më shumë topin në zotërim dhe të tregohemi të shpejtë në manovrat tona për të gjeëtur ndonjë hapësirë në mbrojtjen greke’.

Nga ana tjetër edhe trajneri i Greqisë, Fernando Santos bëri vlerësimet e tij për rivalët çekë duke theksuar se humbja që Çekia pësoi ndaj rusisë nuk do të thotë asgjë.

‘E dimë që ndeshja me Çekinë do të jetë e vështirë-tha Santos-përballë do të kemi një kundërshtar shumë të fortë. Shpresoj që të shfaqim më të mirën tonë në këtë përballje dhe të luajmë fort për të marrë fitoren’.

Greqia në ndeshjen me Çekinë nuk do të ketë në dispozicion Papadopulos të dëmtuar dhe Sokratis të skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Poloninë, ndërkohë që në dyshim është edhe Fotakis që pësoi një dëmtim gjatë një prej seancave stërvitore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta