Euro 2012, statistikat e raundit të parë

12/06/2012 00:00

Përfunduan ndeshjet e para në grupe të Euro 2012 dhe UEFA ka publikuar
statisikat e para. Ajo që të bie në sy është se deri tani 3 futbollistë
kanë arritur të shënojnë 2 gola në një ndeshje dhe bëhet fjalë për
Xhagojev, Manxhukic dhe Shevcenko.

Skuadra që ka goditur më shumë brenda kuadratit të portës është Franca me 15 të tilla, ndërsa ajo që ka krijuar më shumë raste shënimi deri në këtë moment është Holanda me 28. Persa i përket skuadrës që tentoi më pak të godasë portën kundështare është pikërisht Danimarka me 8 raste.

Franca dhe Spanja janë skuadrat që kanë pasur përqindjen më të lartë të zotërimit të topit në ndeshjet e tyre respektive me Anglinë dhe Italinë, ndeshje që përfunduan të dyja në barazimin 1-1. Futbollisti që ka pasur përqindjen më të lartë të realizimit të pasimeve në fushën e lojës rezulton të jetë pikërisht mbrojtësi Serxho Ramos në ndeshjen me Italinë me 94%.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta