
Polonia nuk dorëzohet, ndërsa Rusia nuk arrin të marrë biletën për në raundin tjetër.
Ky është fundi i ndeshjes mes këtyre dy skuadrave e cila përfundoi në barazim 1-1.
Dzagoev shënoi edhe në këtë ndeshjes duke kaluar Rusinë në avnatzh në minutën e 37.
Në pjesën e dytë polakët ishin më kërkues dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 57, Blaszczykovski barazoi shifrat dhe i dha zemër skuadrës së tij. Por në minutat e mbetura lodhja ishte evidente tek lojtarët e të dyja skuadrave të cilët nuk arritën të ndryshonin rezultatin.
Incidente para ndeshjes
Ashtu sic edhe pritej, para ndeshjes pati konflikte mes dy tifozerive.
Policia polake formoi një mur mbrojtës rreth tifozëve rus, por situata u përkeqësua më shumë. Forcat blu, të shumta gjatë kësaj sfide kane hedhur gazlotsjellës për të shpërndarë tifozët polakë të cilët provokonin rusët me sharje dhe fyrje.
Raportet mes Polonisë dhe Russia janë tensionuar nga aksidenti ajror i dy viteve më parë në Rusi, ku humbji jetën Presidenti polak dhe pjestarë të tjerë të qeverisë polake.
Top Channel