Euro 2012, formacioni ideal

12/06/2012 00:00

Përfunduan 8 ndeshjet e para në grupe të Euro 2012 dhe te secila prej
skuadrave ka dalë ndonjë futbollist që ka spikatur më shumë se të
tjerët. Duke marrë shkas edhe nga statistikat, mediat filluan publikimin
e formacionit idea dhe skema e preferuar është ajo 4-2-3-1.

Kështu në bazë të asaj që zbulon Eurosport në versionin online të saj në portë është caktuar Buffon që arriti të fitojë betejën me Iker Kasijas përsa i përket vlerësimeve. Në krahun e djathtë të mbrojtjes është Debyshi’ i Francës, ndërsa në të majtin është zgjedhur danezi Simon Poulsen.

Qendra e mbrojtjes së formacionit ideal të raundit të parë formohet nga Mats Humels i përfaqësueses gjermane dhe Simon Kjaer i Danimarkës. Në mesfushë një prej kandidaturave fituese është ajo e Andrea Pirlos, kjo falë pasimit të saktë për Di Natalen në golin me Spanjën. Bashkë me italianin është Luka Modriç, i dalluar ne ndeshjen me Irlanden.

Përsa i përket mesfushorëve të avancuar një prej të preferuarve është Andres Iniesta, i cili ishte lojtari më i mirë për Spanjën në ndeshjen me Italinë. I bashkohet 28-vjecarit Uesli Shnajder qe në sfidën me Danimarkën i nxori jo pak herë në pozita shënimi shokët e tij të skuadrës,  me këta të fundit që nuk shfrytëzuan asnjë. Nuk mund të mungojë as Xhagojev, autor i 2 golave në fitoren e rusisë me Cekinë 4-1.

Roli i sulmuesit iu rezervua Andrij Shevcenkos. Në moshën 35 vjecare ukrainasi u bë lideri i skuadrës së tij në fitoren me Suedinë 2-1 ku ai ishte autori i të dy golave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta