EURO 2012, Cekia ringjall shpresat
12/06/2012 00:00
Republika Ceke mundi me rezultatin 2-1 Greqinë në ndeshjen e dytë të grupit A në EURO 2012 dhe ringjall shpresat e kualifikimit pas humbjes takimit hapës ndaj Polonisë.
Në minutën e tretë dhe të gjashtë të pjesës së parë çekët krijuan avantazhin e dyfishtë falë golave të Jiracek dhe Pilar.
Greqia nuk u dorëzua dhe u kthye në lojë falë një gabimi trashanik të Peter Cech në pjesën e dytë, gabim të cilin e shfrytëzoi maksimalisht Gekas. Greqia e përfundoi ndeshjen me katër sulmues dhe duke hedhur topa të gjatë në zonë, por pa arritur golin e barazimit.
Tashmë Republika Ceke do të kalojë në çerekfinale matematikisht nëse fiton ndeshjen e fundit ndaj Polonisë.
Top Channel