Laurent Blanc doli para mediave pas ndeshjes me Anglinë për të bërë balancin e barazimit 1-1 të ditës së hënë.
“U gjendëm në disavantazh, por reaguam shpejt fatmirësisht. Anglia përdori mirë lojën mbrojtëse dhe kjo na vështirësoi gjërat. Tani duhet të fitojmë me Ukrainën. E dimë që na pret një takim i vështirë sepse ata luajnë në shtëpi dhe treguan rrezikshmërinë edhe ndaj Suedisë”, theksoi tekniku i përfaqësueses franceze.
Blanc bëri edhe një përmbledhje të ndeshjeve të para të grupeve dhe i qëndroi besnik asaj që ka thënë para fillimit të turneut.
“Pas këtyre ndeshjeve shoh sërish Spanjën favorite kryesore. Pati një ndeshje të vështirë ndaj Italisë dhe arriti të shmangte humbjen. Kombëtaret e tjera do të mundohen të shkojnë sa më larg të jetë e mundur.”
Ndeshja e radhës e Francës do të jetë ajo ndaj Ukrainës më 15 qershor, në orën 18.00.
Top Channel