Vicente Del Bosque deklaroi se nuk është penduar aspak për formacionin pa sulmues që hodhi në fushë në ndeshjen hapëse të grupit C ndaj Italisë që përfundoi 1-1.
“Nuk më shqetësojnë mendimet e të tjerëve sepse këtu jemi në një turne ku secili mund të marrë shumë informacione dhe të krijojë opinionet e veta, por ne të stafit kemi edhe më shumë”, deklaroi tekniku i kampionëve të Botës dhe Europës për një kanal televiziv spanjoll.
“Nuk pendohem sepse luajtëm shumë mirë pa sulmues kryesor, Cesc Fabregas i cili luajti në vend të sulmuesve shënoi dhe kur hyri në fushë Torres pati raste të tjera. Duhet të mos harrojmë që edhe Italia ka lojtarë të mëdhenj”, shtoi Del Bosque.
Ndeshja e radhës e Spanjës është ajo me Irlandën, më 14 qershor, në orën 20.45.
Top Channel