Në forume e rrjetet sociale në internet, tifozët milanistë luten: Thiago Silva, qendro! Rri kuqezi! Mos ik! Por këmbanat e tyre bien në një vesh të shurdhër. Paraditen e së hënës, lojtari dhe manaxheri i tij udhëtuan drejt Parisit për një takim me drejtuesit e PSG-së.
Udhëtimi dhe takimet në Francë duhej të mbeteshin “top secret”. Por pas L’Equipe edhe gazeta tjetër franceze, Le Parisien shkruan se palët kanë rënë dakort dhe PSG, skuadra e emirëve milionerë, pritet të derdhë në arkën e Milanit 40 milion euro.
E përditëshmja franceze e bën fakt të kryer transfertën dhe sipas saj, pas kryerjes së vizitës mjekësore Thiago Silva pritet të nënshkruajë për PSG, por pa përcaktuar detajet e kontratës dhe shumës që do të përfitojë braziliani tek nënkampionët francezë.
Top Channel