Të varfërit me veshje luksoze
11/06/2012 12:45
Fotografi Daniele Tamagni paraqet në një ekspozitë interesante meshkujt e Brazaville, kryeqytetit të Republikës Demokratike të Kongos, të cilët edhe pse janë të varfër vishen me rroba shumë të shtrenjta.
Këta burra ia dedikojnë të gjithë pasurinë e pakët që kanë rrobave luksoze dhe përzgjedhja e tyre nuk ka të bëjë me stilin, por më shumë konsiderohet si një fe për banorët e vendit afrikan.
Kontrasti mes rrobave të bukura dhe vendit ku jetojnë është tërheqja kryesore e ekspozitës që do të çelet më 22 korrik në Galerinë e Arteve të Bukura në Madrid.
Top Channel