Ndër shekuj, njerëzit kanë gërmuar në lumenj dhe janë zhytur në thellësi të detit në kërkim të arit apo hartave të thesarit të fundosura së bashku me anije të mistershme piratësh.
Megjithatë, në ditët moderne, “ari” që kërkojnë zhytësit në anijet e mbytura quhet verë.
Tre polumbarë amatorë zbuluan 11 shishe shampanje në një anije të mbytur pranë ujrave të Bordosë, në vitin 2009 dhe vendosën t’i nxirrnin në shitje javën e shkuar, në një ankand në të cilin ata përfituan shumën e 130 mijë eurove.
Pas gjetjes së shisheve të shampanjës, gjashtë muaj analiza të detajuara treguan se ato ishin hermetike dhe asnjë përqindje uji apo ndotje tjetër nuk kishte hyrë në përbërje.
Për më tepër, analizat treguan se shampanja ishte e cilësisë më të mirë të njohur.
Zbulimi fatlum i bëri të tre zhytësit të pasur, por njëri prej tyre, i cili ka ngritur një qilar pijesh si një pasion të tijin, ka vendosur të shpërblejë fatin me të njëjtën monedhë.
Bruno Lemoine ndërtoi dy fuci të vogla, të cilat i ndërtoi në mënyrë që të ishin hermetike dhe i groposi në fund të detit, me verën më të mirë të krahinës së Bordosë të vitit 2009.
Ai shpreson që dhjetëra vite më pas, një tjetër fatlum të “bekohet” me të njëjtin fat që pati ai.
Top Channel