Scholl kritikon Gomez: Luajti shumë keq

11/06/2012 19:10

Ndonëse goli i vetëm i Mario Gomez përballë Portugalisë bëri diferencën dhe i dha fitoren kombëtares gjermane, ish-futbollisti i tre herë kampionëve të botës dhe Europës, Mehmet Scholl, kritikoi në mënyrë surprizë  qendërsulmuesin.

”Pyetja është se çfarë vlerësimi do të kishim dhënë për Scholl, nëse nuk do të kishte shënuar këtë gol. Këtë herë na dha fitoren, por kjo nuk do të ndodhë gjithmonë. Paraqitja e tij në fushë ishte e mjerueshme dhe Gomez duhet të bëjë patjetër më shumë në të ardhmen, në mënyrë që të marrë më shumë topa dhe të jetë më i rrezikshëm përpara portës”, theksoi Scholl.

Nga Ukraina, ku kombëtarja gjermane është grumbulluar, trajneri Joachim Low nuk deshi të komentonte këto kritika, por ishte vetë futbollisti, Gomez ai që foli rreth mendimit të Scholl.

”Në një festë ku ishim të dy të pranishëm, Scholl më thirri veçmas dhe më tha që ndonëse unë me siguri mendoja që ai ishte një llafazan dhe dashakeqës, sepse gjithmonë më kritikonte, qëllimi i tij i vetëm ishte të më ndihmonte të arrija potencialin tim më të mirë, pasi shihte shumë talent tek unë”, u shpreh sulmuesi, që garantoi se kritikat e Scholl janë të mirëpritura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA