Rafael Nadal fiton Roland Garros… për herë të 7
11/06/2012 14:25
Rafael Nadal ka bërë historinë e Roland Garros pas fitores për herë të shtatë të Grand Slam-it francez.
Tenisti spanjoll mundi 3-1 (6-4, 6-3, 2-6 dhe 7-5) numrin 1 të botës Novak Djokovic duke arritur atë që nuk ka bërë dot asnjë tenist në histori.
Nadal ka thyer rekordin e Bjorn Borg, i cili e ka fituar 6 herë këtë turne.
Finalja përfundoi të hënën pasi të dielën shiu nuk lejoi zhvillimin deri në fund të saj.
Top Channel