Portugali, alarmon mungesa e golit

11/06/2012 08:30

Portugalia ka rinisur stërvitjen të dielën mes kënaqësisë për punën e mirë që bënë ndaj Gjermanisë, pakënaqësisë për mos marrjen e të paktën një pike dhe shqetësimit për mungesën e golit nga ana e sulmuesve.

Cristiano Ronaldo u shpreh pas ndeshjes: “Duhet të përmirësojmë finalizimin. Po luajmë mirë, por duhet të korrigjohemi para porte. Nuk kemi fat dhe fati është i nevojshëm në të tilla kompeticione. Neve nuk po na buzqëqesh.”

Fjalët e kapitenit portugez u mbështetën edhe nga ish-kapiteni i përfaqësueses, Luis Figo: “Luajtëm mirë në mbrojtje për 70 minuta dhe luajtëm mirë në sulm për 15 minuta, por nuk ishim efektivë. Humbëm një ndeshje rezultati i drejtë i së cilës do të ishte barazimi. E kemi ende në dorë fatin tonë, por nuk duhet të gabojmë më.”

Portugalia nuk ka shënuar në tre nga katër ndeshjet e fundit që ka zhvilluar: dy barazime 0-0 ndaj Polonisë e Maqedonisë dhe humbja 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të grupit B në EURO 2012.

Tre sulmuesit e grumbulluar nga Paulo Bento kanë këto statistika: Helder Postiga ka shënuar 12 gola në 36 ndeshje me kombëtaren; Hugo Almeida 19 gola në 46 ndeshje dhe Nelson i Benfica ende nuk ka shënuar asnjë gol.

Ndeshja e radhës e Portugalisë do të jetë ndaj Danimarkës më 13 qershor, në orën 18.00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA