Jose Mourinho nuk e pëlqeu faktin që Spanja luajti pa sulmues ndaj Italisë, në ndeshjen e parë të grupit C që përfundoi në barazim 1-1.
Trajneri i Real Madrid u shpreh për televizionin Al Jazeera se një skuadër nuk mund të luajë pa sulmues: “Nuk kanë vlerë pasimet e Xavi, Iniesta dhe Fabregas nëse nuk krijohet rrezik në zonën e kundërshtarit. Mesfushorët spanjollë luajtën shumë mirë, por nëse nuk ke një sulmues loja bëhet sterile.”
Tekniku portugez lavdëroi edhe dy lojtarë të Italisë, Pirlo dhe De Rossi.
“Italia mund të shkojë larg në këtë turne. Spanja nuk ndaloi dot Pirlon dhe kur luan i qetë Pirlo mund të shkaktojë shumë probleme. De Rossi është shtylla kryesore e skuadrës dhe një nga më të mirët e axurrëve”, shtoi Mourinho.
Ndeshjet e radhës së grupit C do të luhen më 14 qershor: Spanjë-Irlandë (ora 18.00) dhe Itali-Kroaci (ora 20.45).
Top Channel