Montella, trajneri i ri i Fiorentinës

11/06/2012 12:30

Vincenzo Montella është trajneri i ri i Fiorentinës. Ish-tekniku i Romës dhe Katanias ka marrë detyrën sipas një komunikatë të klubit vjollcë në faqen e internetit.

Montella, i cili mendohej se mund të zëvendësonte Luis Enrique te Roma, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin toskan dhe ka një mundësi për zgjatjen e saj me një vit tjetër.

Vincenzo Montella realizoi një sezon shumë të mirë me Katanian duke e renditur këtë klub në vendin e 11 të Serisë A.

Top Channel