Masa kundër ndotjes akustike
11/06/2012 20:30
Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, drejtori i Policisë së Shtetit, dhe kreu i Kontrollit të Mjedisit kanë firmosur një udhëzim, i cili qartëson jo vetëm detyrat por edhe bashkëpunimin mes tyre.
Në shumë zona turistike të vendit, por edhe në kryeqytet, baret e hapura me muzikë duhet të qendrojnë deri në orën 23 dhe ditën e premte deri në orën 24 të mbrëmjes.
Ndërsa për lokalet e mbyllura të lejohet pa kufizime, por duke respektuar nivelin e zhurmës të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Kur subjektet nuk pranojnë të ndërpresin aktivitetit duhet që të veprohet sipas dispozitave të ligjit, për Policinë e Shtetit dhe të Kodit Penal.
Top Channel