EURO 2012, trajneri kroat puthet në buzë me tifozin

11/06/2012 13:15

Kur përfundoi ndeshja mes Kroacisë dhe Irlandës, e zhvilluar në Poznan të Polonisë dhe e përfunduar me rezultatin 3-1 për ballkanasit, një tifoz zbriti në fushë dhe puthi në buzë teknikun e Kroacisë, Slaven Bilic.

Edhe para këtij gjesti trajneri kishte bërë të flitej për kapuçin e çuditshëm që e mbajti përgjatë 90 minutave të takimit, por kjo puthje spontane ka bërë që Bilic të jetë i pranishëm të hënën në mediat e gjithë botës.

Kroacia kryeson grupin C momentalisht me 3 pikë duke lënë pas Italinë e Spanjën me 1 dhe Irlandën pa asnjë pikë.

Duhet të presim e të shohim nëse kombëtarja nga Ballkani do të arrijë të bëhet protagoniste në këtë EURO 2012, por një gjë është e sigurtë: trajneri i saj Slaven Bilic është që tani protagonisti kryesor.

Top Channel