Aksidentohen 8 pilotë gjatë Rally Albania

11/06/2012 15:45

Një grup pilotësh të huaj që po marrin pjesë në etapën e dytë të Rally Albania kanë pësuar një aksident gjatë garës.

Sipas informacioneve të fundit, ka qenë piloti polak Gregori Stefanov që është aksidentuar rëndë në Razëm dhe për rrjedhojë është dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur edhe pilotët Marin de Yong, Massimo Cavinali dhe Giancarlo Rossini. Etapa Razëm-Voskopojë është e gjatë 450 kilometra dhe është parashikuar të mbyllet në orët e para të ditës së martë.

“Rally Albania 2012” nisi zyrtarisht dy ditë më parë nga Piramida për të përshkuar më pas 80 për qind të territorit shqiptar. Në të marrin pjesë rreth 300 pilotë nga 22 shtete të botës.

Bie në sy prezenca e shumë garuesve nga Holanda, por nuk mungojnë as ata nga Çekia, Gjermania, Anglia, Greqia, Spanja.

Ky aktivitet, këtë vit mori edhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe kreu i këtij institucioni, Aldo Bumçi mori pjesë në ceremoninë e nisjes së garës.

Top Channel