‘L’Equipe’, Thiago Silva pranë PSG

11/06/2012 13:35

Sipas gazetës sportive franceze ‘L’Equipe’, Thiago Silva është shumë pranë nënshkrimit me Paris Saint Germain.

Edhe pse Galliani, Allegri dhe agjenti Bronzetti sigurojnë se qendërmbrojtësi i Milanit nuk do të largohet nga klubi kuqezi, i kanë lënë hapur derën një oferte marramendëse.

Dhe sipas ‘L’Equipe’ kjo ofertë ka ardhur tashmë. Pas ofertës së parë prej 40 milionë eurosh të refuzuar nga drejtuesit e Milanit, sheikët e klubit francez kanë shtuar shifrën.

Mendohet se janë ofruar më shumë se 50 milionë euro dhe gjatë kësaj jave mund të arrihet marrëveshja.

Top Channel