Pushuesit në Pogradec

10/06/2012 00:00

Rritja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë edhe pushuesit e parë në qytetin e Pogradecit.

Uji i pastër i Liqenit të Ohrit dhe rëra e nxehtë janë dy elementët të cilët kanë nisur të injektohen tek pushuesit e parë të cilët nuk janë vetëm nga Korça, por edhe qytete të tjera.

Pushuesit janë shprehur të kënaqur nga përmirësimet e ndjeshme në infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme që i bëhet liqenit.

Qyteti i Pogradecit mbetet ndër më të preferuarit pasi ai konkuron jo vetëm me ndërthurjen e peisazhit që sjell, por edhe me çmimet konkuruese jo vetëm të hoteleve, por edhe të plazheve ranore apo çmimeve të ushqimit të veçantë që ofron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB