Prandelli: Të mundim pesimizmin

10/06/2012 00:00

“Pesimizmi po na shoqëron në këtë turne, por nuk ka bezdis aspak, përkundrazi na motivon më shumë. Puna që kemi bërë do të japë frytet e saj.”

Këto janë fjalët e trajnerit të Italisë, Cesare Prandelli, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Spanjës, ekipit favorit për fitimin e EURO 2012.

“Spanja është ekipi për tu mundur, ka vazhdimësi në rendiment e luan gjithmonë njësoj kundër kujtdo kundërshtari. Gjithsesi Italia ka treguar se mund të jetë kompetitive kur luan futboll”, thekson Prandelli.

Ndërsa kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon, është shprehur se Spanja është skuadra më e mirë e këtij Europiani: “Janë më të mirët dhe në futboll fitojnë shpesh më të mirët, por ka raste që fitojnë edhe më të zotët. Danimarka në vitin 1992 dhe Greqia në vitin 2004 e kanë treguar këtë gjë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta