Njeriu që ringjalli Lojërat Olimpike që sot mbahen rregullisht është Vangjel Zhapa, lindur në vitin 1800 në Labovë të Gjirokastrës.
Ndërsa në Athinë është një muze kushtuar atij, në Shqipëri, vendin e tij të lindjes, banesa e Zhapajve në Labovë është e rrënuar. Ai ka kontribuar shumë për Shqipërinë, ku ndërtoi 120 shkolla, Greqinë ku rikthehu Lojërat Olimpike moderne, por dhe Rumaninë ku jetoi gjatë dhe krijoi bizneset e tij.
Në nder të tij në vendin e lindjes është përkujtuar vepra e këtij filantropi të madh. Flaka olimpike është ndezur në këtë vend ku qëndron banesa ku është lindur dhe rritur njeriu që në vitin 1856 i propozoi mbretit gjerman të Greqisë, Otto, rilindjen e olimpianizmit modern. Ai investoi pasurinë e tij për këto lojëra.
Shtëpia e Vangjel Zhapës në Labovë, një momument arkitektonik i rrallë, është duke u shembur së bashku me emrin e tij. Restaurimi kërkon fonde që nuk mund të ofrohen nga komuna Odrie.
Vangjel Zhapa meriton të kujtohet për çeljen e më shumë se 120 shkollave brenda territorit shqiptar ku mësohej krahas greqishtes edhe shqipja. Ndërkaq emri i tij nderohet në nivel europian mes filantropëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Top Channel