NBA, Miami-Oklahoma finalja e madhe
10/06/2012 00:00
Miami Heat arrin për të dytin vit radhazi finalen e madhe të NBA pasi fitoi ndeshjen e shtatë të serisë ndaj Boston Celtics.
Diferencën e bëri Chris Bosh me 19 pikë dhe 8 topa në tabelë, të gjitha përcaktuese. Për Boston Celtics nuk mjaftuan numrat e Rajon Rondo: 22 pikë, 14 asist dhe 10 topa në tabelë.
Boston ishte në avantazh për një kohë të gjatë, por LeBron James me 31 pikë dhe Dwayne Wade me 23 pikë përmbysën një rezultat që ishte +11 në favor të miqve duke fituar kështu finalen e Konferencës së Lindjes.
Të martën nis seria e finales së madhe ku Miami Heat do të përballet me kampionen e Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder.
Top Channel