Lojërat Paraolimpike
10/06/2012 00:00
Pas 2 ditë garash, të dielën në Universitetin e Sporteve u ndanë çmimet për sportistët me aftësi të kufizuar të cilët morën pjesë në Lojërat Paraolimpike për persona me aftësi të kufizuara fizike.
Ky aktivitet zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 100 sportistë paraolimpikë nga 6 rrethe të Shqipërisë, ndërkohë që Komisioni do të përcaktojë dhe sportistët të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Paraolimpike që do të zhvillohen në Londër.
Top Channel