Del Bosque: E kam vendosur formacionin
10/06/2012 00:00
“Jemi në formë për debutimin në EURO 2012. Të shohim se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës.”
Kështu është shprehur trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, në prag të sfidës që do të përballë kampionët e Europës në fuqi me Italinë e problemeve të mëdha, sot në orën 18:00.
Në lidhje me formacionin, tekniku spanjoll deklaroi: “Kam pasur dyshimet e mia sepse kam në dispozicion 23 lojtarë që mund të luajnë titullarë. Gjithsesi e kam të qartë se kush do të luajë, por lojtarëve do ja them ditën e ndeshjes.”
Sipas mediave spanjolle, në stërvitjen e fundit Del Bosque provoi në formacionin titullar sulmuesin Fernando Torres të mbështetur nga David Silva, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.
Top Channel