
“Rally Albania 2012” nisi zyrtarisht nga Piramida për të përshkuar më pas 80 përqind të territorit shqiptar.
Këtë vit marrin pjesë rreth 300 pilotë nga 22 shtete të botës. Bie në sy prezenca e shumë garuesve nga Holanda, por nuk mungojnë as ata nga Çekia, Gjermania, Anglia, Greqia, Spanja.
Ky aktivitet, këtë vit mori edhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe kreu i këtij institucioni, Aldo Bumçi mori pjesë në ceremoninë e nisjes së “Rally Albania 2012”.
Ditën e shtunë u zhvillua etapa prolog i edicionit të radhës së këtij evenimenti, ndërkohë që etapa e parë do të jetë ajo që do të mbyllet në Razëm.
Më pas pilotët, 30 përqind e të cilëve rikthehen në vendin tonë , do të përshkojnë vende të tilla si Thethi, Voskopoja apo dhe Himara për të prekur nga afër natyrën dhe mikpritjen e shqiptarëve.
Top Channel