Aureola e dyshimeve për Spanjën, ekonominë e katërt të Eurozonës, bëhet gjithnjë e më dukshme, kjo në sajë të rënies se vlerës së pasurive të patundshme.
Bankat kanë dhënë hua miliarda euro, të cilat mund të mos kthehen më kurre dhe pikërisht kjo situatë i ka bërë nervozë investitorët, aq më shumë kur nuk është mësuar ende shkalla e humbjeve.
Qeverisë spanjolle i është dashur të shtetëzoje, Bankian, njerën nga bankat e saj dhe ndoshta do t’i duhen fonde për të shpëtuar edhe të tjerat. Si përfundim, Spanja është e detyruar të marrë më shumë borxh për të terhequr investitorët.
Por me rritjen e kostos së huamarrjes në nivele të papërballueshme, nuk do të jetë e mundur dhe kjo situatë do të impononte kërkesën për ndihmë nga jashtë. Historia e Spanjës, skicon faktin se problemet e Eurozonës shkojne përtej nivelit të lartë të huamarrjes nga vendet e keqdisiplinuara.
Greqia, Portugalia dhe Italia, të tre këto vende kanë borxhe të larta. Por kostoja e huamarrjes e qeverisë spanjolle ishte zero dhe kjo ishte arsyeja që pati një buxhet të balancuar, cdo vit, deri në prag të 2008, kur nisi dhe kriza financiare. Ndërsa ekonomia spanjolle rritej me shpejtësi përpara 2008, niveli i borxhit binte. Ndërsa në Gjermani vazhdonte të rritej.
A i duhet Spanjës, një plan shpetimi? Të gjithë palët po luftojnë dëshpërimisht për ta shmangur. Shumë e shohin si të pashmangshme, por shpresojnë që kjo të jetë në formën e një ndihme konkrete për bankat dhe jo për qeverinë.
Madridi do të kishte zgjedhur më mirë huamarrjen nga Fondi i Shpëtimit të Eurozonës EFSF, duke u pozicionuar ndryshe nga Greqia, Portugalia apo Irlanda. Banka e Spanjës kohët e fundit konfirmon se ekonomia e vendit i është kthyer recesionit.
Sa i takon politikës, prej nëntorit në pushtet ka ardhur Partia Popullore. Kryeministri Spanjoll Mariano Rahoi u angazhua për të ulur deficitin. Në Janar ai deklaroi se do të ketë reduktime në buxhet në vlerën e 8.9 miliardë eurove si dhe rritje të taksave, që do të arrinte në 6.3 miliardë euro.
Legjislacioni i miratuar në shkurt e bëntë më të thjeshtë për kompanite për të shkarkuar punonjësit e saj. Qeveria këmbënguli se reformat do të krijojnë një sistem më fleksibël për bizneset dhe punëtorët, në një vend në stanjacion të cilit i duhet të krijojë vende pune.
Por, megjithëse pjesa më e madhe e spanjollëve janë të pakënaqur me masat shtrënguese, Rahoi u zotua se nuk do të zmbrapset me parrullën se “gabimi më i madh është të mos bësh asgjë!”.
Top Channel