Euro2012, Danimarka shokon Holandën

09/06/2012 00:00

Danimarka ka shokuar kompanitë kuotuese të basteve, analistët sportivë, por mbi të gjitha vetë Holandën, duke mposhtur tulipanët e Van Marvijk me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja e parë e grupit B nisi në orën 18:00 dhe holandezët shiheshin nga shumëkush si favoritët e padiskutueshëm për të marrë tre pikët. Por nuk rezultatoi kështu. Në minutën e 24 të takimit, Michael Krohn-Dehli shfrytëzon mjaft mirë një kundërsulm të shpejtë dhe gjen rrugën e rrjetës. Danimarka kalon në avantazh.

Holandezët u munduan të reagojnë, por megjithë lojën e mirë as Roben, as Van Persi dhe as Shnajder nuk mundën të shndërrojnë në gola rastet e panumërta që patën para portës daneze.

Top Channel