
Ata thonë se bastexhinjtë nuk gabojnë. Gjithsesi askush nuk e kishte
menduar se Gjermania do të fitonte 10 nga 10 ndeshjet e zhvilluara
pavarësisht koeficientit që e rendiste mes pretendentëve.
Një koeficient të tillë ka pasur skuadra gjermane edhe në Botërorin 2010, të cilin e mbylli në vendin e tretë, ndërsa kampione u shpall Spanja me një koeficient më të lartë. Gjithsesi si çdo prag evenimenti Gjermania ka një koeficient të ulët pasi konsiderohet pretendente.
Skuadra multietnike e drejtuar nga Hoakim Lëv vazhdon të vendosë rekorde me sukseset e saj dhe me të tillë e fillon dhe kete europian. Për momentin Hoakim Lëv duket se e ka humbur sensin e humorit për gjestin e Zherom Boatengut, i cili është kapur me një modele deri në orët e para të mëngjesit fundjavën e shkuar. Kjo sjellje u vlerësua si një shkelje premtimi aq më tepër në prag të një ndeshje të rëndësishme si kjo me Portugalinë.
Nga ana tjetër skuadra oortugeze udhëhiqet nga ylli i Realit të Madridit Kristiano Ronaldo, një lojtar që vlen 100 milion euro. Do të jetë pikërisht ky emër që do t’i sjellë probleme të mëdha në krah dhe emri i gjermanit që do të ruajë portugezin ende nuk bëhet publik së bashku me mënyrën.
Në këtë sezon Gjermania është mundur në dy ndeshje miqësore me Francën dhe Zvicrën, ndërsa skuadra e Paulo Bentos ka regjistruar dy barazime pa gola në dy ndeshjet e fundit me Poloninë dhe Maqedoninë, përpara humbjes 3-1 me Turqinë.
Bruno Alvesh nga ana tjetër bën të ditur se Portugalia ka një nga mbrojtjet më të mira të Europianit. Ata kanë humbur disi terren në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s dhe zbritën në vendin e 10-të. Një gjë është e sigurtë, Kristiano Ronaldo me 62 golat e tij sezonal, do të ndez e do të frikësojë këdo në Ukrainë dhe Poloni.
Top Channel