Tashmë bregdeti i Shëngjinit pret e mikpret me qindra e mijëra pushues e vizitorë. Ata që janë ndalur gjatë të shtunës në Shëngjin kanë qënë vizitorë interesantë e bëhet fjalë pikërisht për garuesit e “Rally Albania 2012”.
Rally Albania ka prekur në këtë mënyrë edhe bregdetin e Shëngjinit duke garuar pikërisht në 11 km. Ndërsa nga këtu u përcaktua edhe radha e nisjes së garës për në një tjetër pikë turistike, por këtë herë malore.
Drejtuesi i gares, Edvin Kasimati tha se kjo garë është gjithëpërfshirëse dhe synon krahas garës edhe promovimin e turizmit.
Piramida ishte pikënisja e garuesve të cilët do të përshkojnë me automjetet e tyre thuajse 80 % të territorit shqiptar, në një javë emocionuese që ka mbledhur rreth 320 pilotë nga 22 shtete të botes, që prej dy ditësh së bashku me mjetet e tyre janë akomoduar në vendin tonë.
Interesante do të jetë shfaqja para pilotëve të huaj e natyrës, bukurisë dhe mikpritjes shqiptare për një javë.
Aktiviteti mban vulën e Federatës së Motoçiklizmit në Shqipëri , me mbështetjen dhe kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.
Top Channel