Roland Garros, finalja Nadal-Djokovic

08/06/2012 00:00

Tenisti spanjoll Rafael Nadal mundi në gjysmëfinalen e parë të Roland Garros bashkëkombasin e tij David Ferrer me lehtësi 3-0 (6-2, 6-2 dhe 6-1).

Takimi zgjati 1 orë e 46 minuta dhe tashmë të dielën Nadal do të ndeshet për të fituar Roland Garros-in e shtatë në karrierë. Ndehja u ndërpre për 55 minuta për shkak të reshjeve të shiut.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Novak Djokovic mundi po me rezultatin 3-0 (6-4, 7-5 dhe 6-3) Roger Federer.

Numri 1 i botës në tenis do të ketë mundësinë kështu për të fituar për herë të parë Roland Garros, të vetmin turne që nuk ka fituar deri tani.

Nadal dhe Djokovic do të ndeshen kështu së bashku për herë të katërt në një finale gjatë këtij viti. Bilanci është 2-1 në favor të spanjollit.

Top Channel