Qerimaj, përgjysmohet dënimi

08/06/2012 00:00

Ende pa kaluar 24 orë dhe pa shkuar në Gjykatën e Apelit, dënimi i Erkand Qerimajt, peshngritësit shqiptar që rezultoi pozitiv në europianin e Antaljas, është ulur në 2 vjet.

Burime te Federatës Shqiptare të Peshëngritjes thanë se dënimi me katër vjet, por edhe publikimi në sajt pa lajmëruar më parë autoritet shqiptare, është pranuar se është një gabim i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IWF).

Këshilltarja legale e IWF-së, Monika Ungar, ka dërguar tek krerët e Federatës Shqiptare vendimin e panelit të dëgjimit e cila është mbajtur më 12 maj në Guatemala. Në këtë vendim shihet se Erkand Qerimaj është përjashtuar deri në 22 maj të vitit 2014, datë kjo që më pas është korigjuar edhe në sajtin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes.

Gjithsesi shkodrani 24 -vjeçar i kontaktuar në telefon nga Top Channel ka pohuar se do të vazhdojë me hapat e tij juridikë për të apeluar vendimin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta