
Dhjetëra studentë romë kanë marshuar në mënyrë paqësore në bulevardin
“Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar të drejtën e dhjetëra familjeve
rome, që sot enden rrugëve të kryeqytetit.
Ata kanë kërkuar që Ministria e Punës dhe pushteti vendor, të garantojnë te gjitha kushtet per 14 familjet rome te strehuara ne ish-repartin Ushtarak në Sharrë.
“Përveç mungesës së standardeve minimale të jetesës nuk kishte një plan operacional për funksionimin e qendrës dhe asnjë shenjë emërtimi zyrtar, gjë që ka vënë në dyshim nëse bëhet fjalë, për një institucion publik të llojit ‘strehës’ apo për një vendstrehim jopublik për romët. I kemi dërguar më parë një letër institucioneve përgjegjëse për sistemimin e komunitetit rom”, tha studenti Bledar Taho.
Me pankarta ne duar, keta studente rome per here te pare kane protestuar ne menyre paqesor per respektimin e te drejtave te tyre dhe strehimin e te gjitha familjeve të dëbuara me dhunë.
Top Channel