Lojra paraolimpike për paraplegjikët
08/06/2012 17:45
Për herë të parë në Shqipëri organizohen Lojërat Paraolimpike për persona me aftësi të kufizuara fizike, ndërkohë që fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në lojrat paraolimpike në Londër.
Presidenti Bamir Topi u dorëzoi sportistëve paraolimpikë pishtarin olimpik. Në duart e çiklistit të njohur Haki Doku, flaka olimpike bëri xhiron rreth Unazës së Tiranës për t’u vendosur në mjediset e Universitetit të Sporteve këtu në kryeqytet.
Pishtari do të qëndrojë i ndezur gjatë zhvillimit të lojërave nga data 8 deri në 10 Qershor 2012. Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 100 sportistë paraolimpikë nga 6 rrethe te Shqipërisë.
Top Channel