Kili, futbollistët rrahin gazetarët

08/06/2012 00:00

Kombëtarja kiliane e futbollit trazohet sërish nga problemet jashtë fushe të lojtarëve titullarë. Këtë herë protagonistë janë bërë futbollisti i Napolit, Edu Vargas, si dhe Geri Medel që luan me Sevijën.

Ata janë kapur mat nga disa gazetarë dhe kameramanë në një disko në Santiago, kur duhej të ishin me pjesën tjetër të ekipit në hotel.

Nga fotografitë surprizë, dy futbollistët kanë dhunuar një gazetar dhe një kameraman, duke sjellë përhapjen e lajmit dhe pezullimin e përkohshëm nga trajneri Borgi.

Në vend të futbollistëve janë grumbulluar me urgjencë Brajan Rabejo që luan me Kolo Kolon si dhe Nicolas Castillo që militon me Universidad Katolika.

Kombëtarja kiliane e futbollit po përgatitet për ndeshjen e fushatës eliminatore të botërorit 2014, kundër Venezuelës e cila do të luhet të shtunën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta