Juventus pa yllin e tretë

08/06/2012 16:00

Në fanellën e re të Juventusit nuk do të ketë një yll të tretë, por poshtë stemës së klubit do të jetë një shkrim ku lexohet “30 në fushë” duke iu referuar 30 titujve kampion që Zonja e Vjetër ka fituar e duke llogaritur në këtë mënyrë edhe dy titujt kampion që iu hoqën nga drejtësia sportive për skandalin e Calciopoli.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat italiane Francesco Calvo, drejtori i marketingut i klubit torinez: “Fanella duhet të përfaqësojë Juventusin dhe tifozët e kësaj skuadre. Presidenti Agnelli ka kërkuar që logos së Juves t’i shtojmë shkrimin 30 në fushë. Për lojtarët dhe tifozët, Juventus ka fituar 30 tituj.”

Kështu Andrea Agnelli ka shmangur përplasjen me Federatën Italiane të Futbollit që nuk do e shihte me sy të mirë vendosjen e yllit të tretë kur zyrtarisht Juventus ka 28 kampionate të fituara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta