EURO 2012, ceremonia e hapjes
08/06/2012 20:10
Më në fund nisi dhe Euro 2012 me ndeshjen e parë Poloni-Greqi që u zhvillua në stadiumin kombëtar të Polonisë.
Përpara nisjes së sfidës, 58 mijë spektatorët e pranishëm dëgjuan muzikën elektronike të DJ Carmatronic dhe pianistit Adab Grigori. Kombinimi mes të dyve, muzikës klasike dhe asaj elektronike argëtuan publikun.
Dy fëmijë të veshur me këmishat e Polonisë dhe Ukrainës i dhanë startin fillimit të ceremonisë.
Balete dhe kërcime tradicionale ku dominonte e verdha dhe e bardha, sipas vendeve mikpritëse të këtij evenimenti të rëndësishëm që bashkon përtej bashkimit të futbolldashësve, duke afruar më shumë popujt.
Top Channel