
Polonia dhe Greqia kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen inauguruese të kampionatit europian EURO 2012.
1-1 ka përfunduar ndeshja e parë e grupit A mes vendasve dhe përfaqësueses ballkanike, ndeshje e luajtur në kryeqytetin polak, Varshavë.
Robert Lewandowski shënoi golin e parë të turneut për Poloninë në minutën e 17, ndërsa në minutën e 44-t, mbrojtësi grek Sokratis Papastathopoulos mori kartonin e dytë të verdhë duke krijuar ndjesinë se tre pikët do të shkonin për vendasit.
Por, në pjesën e dytë mesfushori grek Salpingidis barazoi rezultatin në 1-1 dhe në minutën e 71 kapiteni Karagounis kishte mundësinë më të mirë të kalonte në avantazh Greqinë nga pika e bardhë e 11-metërshit, por gaboi.
Ndërkohë, në mbrëmje, Rusia shkatërroi me rezultatin 4-1 Republikën Çeke. Golat për skuadrën e Advocat u shënuan nga Dzagoev, dy herë në minutën e 15 dhe të 79, Shirokov në minutën e 24 dhe Pavlyuchenko në minutën e 82. Goli i nderit për çekët u shënua nga Pilar në minutën e 52.
Pas ndeshjeve të para, Rusia udhëheq grupin A me 3 pikë, ndjek Polonia e Greqia me nga 1 pikë dhe Çekia që mbetet në zero pikë.
Të shtunën luhen dy takimet për grupin B. Holanda luan në orën 18:00 kundër Danimarkës ndërsa Gjermania përballet me Portugalinë në 21:45
Top Channel