
Në radhën e përkrahësve të Iker Kasijas për të fituar Topin e Artë 2012,
është shtuar edhe homologu i tij në kombëtaren spanjolle dhe rivali në
la Liga, mbrojtësi ekstrem i Barcelonës, Viktor Valdez.
Ky i fundit ka thënë se do të ishte një nder i madh për të gjithë portierët që Kasijas të fitonte këtë cmim prestigjioz, pasi e meriton vërtet për sukseset që ka arritur.
“Do të ishte vërtet një vlerësim i madh dhe një nder për të gjithë ne portierët, që një futbollist në rolin tonë të merrte Topin e Artë. Unë mendoj se Kasijas është pretendent serioz, por ka gjithashtu lojtarë të tjerë të Spanjës që mund ta fitojnë” tha portieri i Barcelonës, Viktor Valdez.
Ai nënvizoi stolin e kombëtares spanjolle që është shumë i ngjashëm me atë të skuadrës blaugrana, dhe që bëri sërish të triumfojë në një turne. “Filozofia e Barcelonës është bërë shumë tërheqëse në 4 vjetët e fundit dhe tani Spanjaa po luan në mënyrë të tillë. Edhe nën trajnerin e ri Vilanova nuk do të kenë ndryshime të mëdha” tha portieri Valdez për sezonin e ri të katalanasve
Top Channel