Spanjë, ndërron jetë trajneri Preciado

07/06/2012 15:15

Trajneri spanjoll Manolo Preciado, i cili të premten do të prezantohej si tekniku i ri i Villarreal për sezonin e ardhshëm, ka ndërruar jetë në Valencia pas një infarkti në zemër mëngjesin e së enjtes.

54-vjeçari po kalonte disa ditë pushimi në bregdet.

Manolo Preciado konsiderohet si një nga trajnerët më karizmatikë të futbollit spanjoll. Sezonin e kaluar ishte në pankinën e Sporting Gijon derisa u shkarkua në fund të sezonit.

Në aspektin familjar, Preciado ka pësuar dy goditje të rënda kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshë të re dhe një nga djemtë e tij vdiq në një aksident rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA