Racizmi, Platini: Gjyqtarët të ndalojnë takimin

07/06/2012 04:15

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini theksoi në një deklaratë se mënyra më e mirë për të parandaluar racizmin në futboll është ndërprerja e ndeshjes nga gjyqtarët në momentin që shohin abuzim në këtë drejtim.

“Gjyqtarët mund të ndalojnë një takim. Ata e kanë këtë fuqi në rast racizimi”, tha Platini për BBC-në. “Unë mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë për të mbrojtur lojën nga racizmi”, shtoi ai.

Platini hodhi poshtë fjalët se reputacioni i tij mund të dëmtohet nëse do të ketë abuzime për sa i përket racizmit në Euro 2012.

“Reputacioni im nëse ka racistë në Poloni dhe Ukrainë? Shaka është kjo? Ju mendoni se unë jam përgjegjës nëse ka racistë në pjesën tjetër të Europës, Angli apo Francë? Përgjegjësia ime nuk është të rri duarkryq, pasi ne kemi bërë shumë për të ndryshuar rregullat për të ndihmuar në këtë drejtim. Nëse ndihmojmë organizatat kundër racizmit bëjmë shumë për racizmin, por nuk jam unë përgjegjës për shoqërinë në tërësi”.

“Ne e dinim që në fillim që kishte disa probleme në këto dy vende (Poloni e Ukrainë) dhe kemi ndihmuar ecurinë e turneut mbi këto probleme. Nga ana tjetër kjo është hera e parë që këto dy vende organizojnë një eveniment kaq të rëndësishëm dhe problemet janë normale”, theksoi Presidenti i UEFA-s.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA