Partia Socialiste ka nisur një tur tryezash nëpër qytete të Shqipëri për
të parashtruar dhe vjelur mendimet e qytetarëve për programin “Për një
Rilidje Kombetare”.
Përfaqësues së partisë socialiste kanë zhvilluar një takim me të ish përndjekurit politik si dhe familjarë të tyre, jo vetëm nga Vlora, por dhe nga qytetet afër Vlorës. Në fokus të këtij prezantimi ishin Dëmshpërblimi i të përndjekurve politik, rehabilitimi moral, si dhe integrimi social i tyre.
Kryetarja e grupit të punës për ish të përndjekurit e rregjimit komunist, Keti Bazhdari ka shpalosur vizionin e PS në realizimin e këtyre çështjeve. Në tryezë kanë diskutuar ish të përndjekurit politik. Midis tyre kreu i komunës Lukovë është shprehur për zonën e komunës Lukovë e cila është një zonë ku disa fshatra janë krijuar nga këta persona të internuar. Gjithashtu ai është shprehur dhe për vjedhje të tokave që po i bëhen komunës nga njerëz me pushtet dhe që janë pranë kryeministrit.
Top Channel