Kroacia, Ilicevic humbet EURO 2012

07/06/2012 21:30

Ivo Ilicevic, mesfushor i Kroacisë, do të humbasë EURO 2012 për një dëmtim në pulpë që pësoi gjatë një seance stërvitore.

Sipas Federatës Kroate të Futbollit, futbollisti u dëmtua të mërkurën dhe analizat e ditës së enjte dolën në përfundim se dëmtimi ishte më i rëndë nga ç’pritej.

Në këtë mënyrë lojtari i Hamburgut nuk do të mund të luajë ndeshjet e këtij europiani me Kroacinë që ndodhet në grupin C së bashku me Spanjën, Italinë dhe Irlandën.

Ky dëmtim është një tjetër goditje për kombëtaren ballkanase pas humbjes po për shkak dëmtimi të dy futbollistëve kryesorë si Ivica Olic dhe Dejan Lovren.

Si zëvendësues të Ilicevic trajneri Slaven Bilic ka grumbulluar 20-vjeçarin Sime Vrsaljko.

Top Channel