Euro 2012, Varshava, në përgatitjet e fundit

07/06/2012 00:00

Janë duke u bërë rregullimet e fundit nëpër rrugët e Varshavës për
ndeshjen e hapjes së Kampionatit Europian Euro 2012. Qyteti pret tifozët
e Rusisë, Cekisë dhe Greqisë, skuadra këto që janë në të njëjtin grup
dhe do të ndeshen ditën e parë.

Këta tifozë do të jenë në gjendje të shohin 31 ndeshje në gjashtë ekrane gjigante që janë vendosur në qendrën e tifozëve e cila ka një kapacitet prej 100.000 vendesh.
 
Polonia deri tani ka investuar mbi 20 miliard euro, apo thënë ndryshe 5.2% të GDP-s për të përgatitur këtë aktivitet, pasi janë bërë përmirësime në infrastrukturë, rikonstruksione të ndryshme rrugë të reja, dhe autostrata në një periudhë 7-vjecare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta