
Baret dhe lokalet jane shkaku kryesor i zhurmave në Tirane. Instituti i
Shëndetit Publik konstaton se zona e ish-Bllokut dhe baret e zonës
qendrore të kryeqytetit, vijojnë të mbeten ndotësit më të mëdhenj
akustikë, duke lënë pas transportin rrugor.
Nisur nga te dhenat dhe ankesat e vazhdueshme te qytetareve, perfaqesues nga Ministria e Mjedisit, ISHP, Drejtoria e Policise se Tiranes dhe Policia Bashkiake e kryeqytetit kanë nisur mbremjen e se premtes nje aksion ne te gjitha keto subjekte qe prodhojne zhurme.
“Ne tashmë kemi të detajuar një informacion të hollësishëm, duke identifikuar që sektori i shërbimit publik, është një ndër sektorët më problematikë, përsa i takon gjenerimit të zhurmës, pas transportit rrugor. Kjo ka shumë arsye, por të paktën ajo që është e rëndësishme është që këto aktivitete gjenerojnë zhurmë në orët e vona të natës”, tha Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit të Mjedisit.
Sipas zotit Deshati pjesa me e madhe e subjekteve qe ushtrojne aktivitetin ne mes te zonave te banuara, kane siguruar licensat nga njesite vendore per ushtrim aktiviteti, por pa percaktuar kerkesa specifike per nivelin e zhurmave. Ata te cilet nuk e kane kete leje mjedisore do te ndeshkohen me gjoba.
“Ne nuk jemi sonte këtu vetëm thjesht për të konstatuar, jemi këtu për të ndëshkuar me masa administrative dënimin me gjobë të gjithë ata kundravajtës që nuk janë të pajisur me leje mjedisore për zhurmë”, tha Deshati.
Gjate aksionit te mbremshem per frenimin e ndotjes akustike jane ndeshkuar me gjobe 14 nga 15 subjektet e vena ne shenjester ne zonen e ish-bllokut. Masa administrative ka variuar nga 30-50 mije lekë te reja.
Po mbremjen e se premtes, ne Durres jane pezulluar 3 aktivitete, te cilat nuk zoteronin leje mjedisore per zhurmat. Periudha e veres shnderrohet ne ferr per banoret e Tiranes, lokalet ne te gjithe qytetin nuk respektoje oraret, ndersa Policia Bashkiake perballet me qindra telefonata qytetaresh, qe kerkojne ndihme ne oret e vona te nates. Çdo vit perseritet e njejta situatë dhe respektimi i rregullave nuk po shnderrohet ne edukate. Gjobat e vena ndaj lokaleve jane shume te vogla per te ndikuar ne respektimin e rregullit.
Top Channel